Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Qorrolli: Do bëjmë çdo gjë që Kosova të anëtarësohet në KiE vitin tjetër, s’do e ndërlidhja me procesin në Speciale

GD
Gazeta Demos13 tetor 2026 në 12:38
Qorrolli: Do bëjmë çdo gjë që Kosova të anëtarësohet në KiE vitin tjetër, s’do e ndërlidhja me procesin në Speciale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, është prioritet kombëtar i vendit, dhe gjë që është domosdoshmëri.

Qorrolli, ka shtuar edhe se, anëtarësimi do t’i jepte Kosovës ‘’kredibilitet’’ edhe më të madh ndërkombëtar.

‘’Anëtarësimi në Këshill të Evropës është prioritet kombëtar i Kosovës, jo vetëm për zbatimin e vendimeve të tij të cilat edhe janë të aplikueshme në Kosovë me Kushtetutë, por edhe me anëtarësimin në Gjykatën Evropiane për të drejtat dhe liritë e njeriut. Kështu që kjo është një domosdoshmëri dhe më pas duhet me prit një momentum të parë, i cili do të na lejojë që të bëjmë aplikimin zyrtar. Është urgjencë dhe kjo do t’i jepte Kosovës një kredibilitet më të madh ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes dhe lirive të njeriut. Dhe më pastaj është fuqi politike të cilat Bashkimi Evropian, por edhe vendet anëtare të Këshillit të Evropës, do të duhej të reflektonin dhe t’i japin mundësi Kosovës, sepse kemi mbetur vendi i fundit në kontitent pa u anëtarësuar në Këshill të Evropës’’, ka deklaruar ai.

I pyetur se a duhet të ketë një agjendë shtetërore lobimi për anëtarësim në Këshill të Evropës, por edhe për çështjen e dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Qorrolli, ka thënë se, këto dy çështje s’duhet të ndërlidhen, dhe se, kuvendi e qeveria do të bëjnë ‘’çdo gjë që të jetë e mundur’’ që procesi në fjalë të përmbyllet vitin tjetër.

‘’Pa tjetër këto nuk do t’i ndërlidhja, çështjet e gjykimeve në Dhomat e Specializuara dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Nëse ndokush eventualisht vetë Këshilli Evropës, Bashkimi Evropian do t’i ndërlidhi, kjo do të ishte gabim fatal. Ne si Kuvend, dhe si komision, do të bëjmë çdo gjë që të jetë e mundur, gjithashtu edhe ekzekutivi që vitin e ardhshëm të përmbyllet ky proces. Është shndërruar fatkeqësisht në çështje politike, ndërsa do të duhej të jetë në procedurë teknike. Ne i plotësojmë të gjitha kushtet për të qenë anëtar, dhe kjo do të duhej të ishte proces teknik.  Fatkeqësisht është shndërruar në proces politikë, dhe nuk do të duhet të shantazhohet Republika e Kosovës për anëtarësim atje’’, ka deklaruar ai.

qorrollitjetërkosovës

Të ngjashme

Kurti pranoi letër urimi nga kryeministri i Maltës, riafirmohet mbështetja për rrugën evropiane të Kosovës

Kurti pranoi letër urimi nga kryeministri i Maltës, riafirmohet mbështetja për rrugën evropiane të Kosovës

15:32
Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

15:17
Policia e Kosovës në veri pajiset me dron profesional

Policia e Kosovës në veri pajiset me dron profesional

12:59
Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

12:49

Më shumë nga Lajme

  • 15:24Aksion i jashtëzakonshëm në Podujevë, gjenden 15 vetura të paregjistruara për tri orë
  • 15:18Qalaj i bindur që PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ: Presidentja ta emërojë sa më shpejt
  • 15:17Komandanti turk viziton Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së
  • 14:52Çitaku takon senatorët amerikanë: Të vërtetën e UÇK-së do ta mbrojmë gjithmonë
  • 14:51Lirohen veteranët që u prangosën pas rastit me deputetin e VV-së