Qumështorja VITA ka reaguar lidhur me kontrollet dhe dyshimet e ngritura së fundmi ndaj produkteve të saj, duke kërkuar transparencë të plotë dhe hetim nga Prokuroria e Shtetit.
Sipas kompanisë, që nga 2 korriku janë marrë mbi 650 mostra dhe janë kryer më shumë se 30 inspektime, ndërsa VITA pretendon se deri tani nuk i është dorëzuar asnjë rezultat i analizave.
VITA thotë se fillimisht ishte përballur me dyshime për përdorim të vajit të palmës, më pas për qumësht pluhur dhe ujë pusi, pretendime që, sipas saj, nuk janë vërtetuar.
Kompania thotë se tashmë është paraqitur një mostër prej një litri qumësht, me pretendimin se një lot prodhimi ka tejkaluar kufirin e lejuar të aflatoksinës M1.


