Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

QYTETI I LUDWIGSBURGUT FOLI SHQIP: “JO NË EMRIN TIM!”

GD
Gazeta Demos11 tetor 2026 në 13:57
QYTETI I LUDWIGSBURGUT FOLI SHQIP: “JO NË EMRIN TIM!”

Nga: Ilirjane Baraliu Lladrovci

QYTETI I LUDWIGSBURGUT FOLI SHQIP: “JO NË EMRIN TIM!

Ludwigsburg, 10 tetor 2026 – Shqiptarët u bashkuan dje në Sheshin Arsenal të Ludwigsburgut, në një protestë paqësore, për të shprehur mbështetjen e tyre për pafajësinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, të ish-deputetit Rexhep Selimi, si dhe të bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa – Cali dhe Pjetër Shala, të cilët po përballen me procese gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Me flamuj kombëtarë, simbole të UÇK-së, pankarta të ndryshme dhe veshje me fotografi të çlirimtarëve, pjesëmarrësit përcollën mesazhin e tyre në mbështetje të luftës çlirimtare të UÇK-së dhe të kërkesës për drejtësi.

Në këtë tubim morën pjesë bashkëluftëtarë të komandantit legjendar Adem Jashari, të prirë nga gjenerali Xhevahir Geci, veteranë dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve dhe martirëve, veprimtarë të diasporës shqiptare në Gjermani, afaristë të suksesshëm, studentë, mësimdhënës, mjekë dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit shqiptar.

Fjalime, mesazhe dhe emocione në Sheshin Arsenal

Protesta u moderua nga aktori i njohur nga Mitrovica, z. Fisnik Asllani, i cili, me profesionalizëm dhe me zërin e tij kumbues, lexoi betimin e ushtarit të UÇK-së. Të pranishmit iu bashkuan njëzëri leximit të betimit, duke e shndërruar këtë moment në njërin prej çasteve më emocionuese të tubimit.

Fjalën e parë e mbajti studenti Edon Rafuna, i cili përcolli mesazhin: “Evropë, dëgjoje zërin e Kosovës!”

Më pas, para të pranishmëve folën gjenerali Xhevahir Geci; z. Gëzim Zuqaku, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, dega në Vushtrri; vëllai i dëshmorit Agron Mehmetaj; ish-diplomati, ish-shefi i Konsullatës së Kosovës në Stuttgart, veprimtari dhe publicisti Imer Lladrovci; si dhe Driton Veliu, djali i dëshmorit Driton Veliu.

Në fjalimet e tyre, folësit shprehën shqetësimin për atë që e cilësuan si padrejtësi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së dhe figurave që kanë luajtur rol në themelimin dhe shtetformimin e Republikës së Kosovës.

Ata theksuan se kërkesa për drejtësi nuk nënkupton kundërshtimin e Dhomave të Specializuara, por kundërshtimin e standardeve të dyfishta dhe të çdo përpjekjeje për ta gjykuar luftën çlirimtare përmes një interpretimi që, sipas tyre, shpërfill kontekstin historik të saj.

Nga protesta u përcoll edhe një apel drejtuar institucioneve evropiane dhe ndërkombëtare, me kërkesën që të garantohet një proces i drejtë dhe i paanshëm dhe që lufta çlirimtare e UÇK-së të mos barazohet me krimet e kryera nga regjimi i Slobodan Millosheviqit.

Një dimension të veçantë emocional tubimit ia dhanë edhe recitimet e poezive kushtuar heronjve dhe dëshmorëve të kombit. Nxënëset Vahide Raci dhe Sumea Kajtazi, të paraqitura me simbole të UÇK-së, interpretuan poezi që u pritën me duartrokitje të gjata nga pjesëmarrësit.

Organizim shembullor dhe mesazh qytetar

Protesta u organizua nga z. Agron Zeneli, afarist dhe veprimtar i komunitetit shqiptar. Tubimi u karakterizua nga organizimi i mirë, disiplina dhe fryma paqësore, duke përcjellë një imazh pozitiv të komunitetit shqiptar para qytetarëve të Ludwigsburgut dhe opinionit publik gjerman.

Gjatë gjithë aktivitetit, policia gjermane e monitoroi protestën. Pas përfundimit të saj, organizatori u kujdes që sheshi të pastrohej dhe të lihej në gjendje të rregullt.

Sipas informacioneve të përcjella nga organizatori, policia shprehu vlerësim për mbarëvajtjen e tubimit, duke theksuar organizimin e mirë dhe mungesën e incidenteve. Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe mirëpritjes së pjesëmarrësve, për të cilët organizatori kishte siguruar pije freskuese.

Protesta e Ludwigsburgut dëshmoi se diaspora shqiptare, përtej dallimeve politike dhe bindjeve individuale, mund të bashkohet rreth një mesazhi të përbashkët: kërkesës për drejtësi, respektimit të dinjitetit të luftëtarëve të UÇK-së dhe mbrojtjes së së vërtetës historike të luftës për lirinë e Kosovës.

“Jo në emrin tim!” ishte mesazhi që jehoi në Sheshin Arsenal të Ludwigsburgut, aty ku shqiptarët u mblodhën për të shprehur qëndrimin e tyre dhe për t’i drejtuar Evropës dhe botës një thirrje për drejtësi të paanshme.

ludwigsburgutqytetifoli

Më shumë nga Lajme

  • 15:01Kosova në krah të Arabisë Saudite, Konjufca: Mbështetja jonë është e palëkundur
  • 14:36Policia e Kosovës planifikon hapjen e radios së saj
  • 14:21“…Gruan e vrajta, edhe juve kam me ju vra”, gjykata: Nafija u qëllua në veturë, vëllai i saj pasi doli nga Pikapi – 1 muaj paraburgim Valon Ramushit
  • 14:00Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë
  • 13:33"Radio Policia", Kusari: Mund të bëhet mjet propagandues i pushtetit