Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rama: Ndihma e Gjermanisë dështoi për “Pastrimin”, nuk e nënshkroi Hekuran Murati

GD
Gazeta Demos7 shtator 2026 në 15:03
Rama: Ndihma e Gjermanisë dështoi për “Pastrimin”, nuk e nënshkroi Hekuran Murati

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ndihma e Qeverisë së Gjermanisë për Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” ka dështuar.

Ky dështim, sipas tij, ka ardhur pasi ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e financimit.

“Atë që po e them tash e sa kohë, sot fatkeqesisht po e konfirmojnë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. KfË ka njoftuar se granti për “Pastrimin” dështoi sepse Ministria e Financave nuk e nënshkroi Marrëveshjen e Financimit. Kaq!”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.

Ai ka kritikuar ministrin në detyrë, Hekuran Murati për momnënshkrimin e kësaj marrëveshjeje.

“E kemi ndihmën e Qeverisë gjermane. E kemi partnerin. E kemi projektin. E kemi nevojën urgjente. Por Hekuran Murati nuk e nënshkruan. Është e rëndë dhe e turpshme që para partnerëve tanë ndërkombëtarë duhet të shpjegojmë pse një projekt kaq i rëndësishëm për qytetarët tanë po dështon për shkak të Qeverisë sonë. Por, qytetarët nuk mund t’i lëmë të paguajnë çmimin e këtyre bllokadave.”, ka thënë Rama.

Ai ka thënë se do të gjejnë alternativa tjera.

“Prandaj kemi marrë vendim që të krijojmë Ndërmarrjen Komunale të Pastrimit! Do t’i përdorim krejt kompetencat që i kemi si Kryeqytet për ta zgjidhur këtë problem vetë. Pa pritur pafund. Situata me mbeturinat është e rëndë dhe qytetarët me të drejtë kërkojnë zgjidhje. Dhe zgjidhje do të bëjmë. Menjëherë. Me urgjencë, në seancën e radhës të Kryeqytetit.”, ka thënë Rama

ramahekuranmurati

Të ngjashme

Rama i reagon Kërçelit të VV’së: Shiriti show politik i radhës, po e mashtron opinionin

Rama i reagon Kërçelit të VV’së: Shiriti show politik i radhës, po e mashtron opinionin

10:42
Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët

Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët

08:25
Rama thirrje studentëve: Ju pres nesër, harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Rama thirrje studentëve: Ju pres nesër, harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

16:43
Rama thirrje studentëve: Ju pres nesër, harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Rama thirrje studentëve: Ju pres nesër, harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

15:45

Më shumë nga Lajme

  • 10:43Balla shpërndan mesazhin e Thaçit: Atdheu të pret, President!
  • 10:28Mungesa e mirëmbajtjes, bojkotohet mësimi në shkollën “Ismail Qemali”
  • 10:28Kosova dhe Shqipëria stërviten bashkë në Prevallë për Kërkrim-Shpëtim Malor
  • 10:27Musmurati: Banka Gjermane konfirmoi se Ministri Murati s’po e nënshkruan kredinë 74 milionë euro për pastrimin e Prishtinës
  • 10:25Komisioni per Pune te Jashtme takohet me ambasadoren suedeze, takim mbahet i mbyllur pa pranine e mediave