Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rama thirrje studentëve: Ju pres nesër, harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2026 në 15:45
Rama thirrje studentëve: Ju pres nesër, harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog me studentët dhe protestuesit, duke njoftuar se nesër do të hapet një tjetër mundësi komunikimi përmes një platforme online.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me ambasadoren e BE e cila i dorëzoi Raportin e Progresit, Rama u shpreh se tre grupe studentësh janë penguar, përmes presionit online dhe offline, që të mos zhvillonin një takim me të, pa kamera dhe pa njoftime për mediat, por vetëm për të diskutuar.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se është i gatshëm për dialog, ndërsa paralajmëroi se kërcënimet dhe dhuna nuk do të ndikojnë në qëndrimin e tij dhe të qeverisë.

“Nesër do të ndezim një tjetër dritare në ekranet e kujtdo që është i interesuar, një dritare dialogu për ata që duhet të ndërveprojnë me mua dhe qeverinë. Tre grupe studentësh janë kthyer mbrapsht me dhunë online dhe offline nga këta lloj pseudoshësh, në përpjekjet e tyre për të ardhur në takim me mua pa kamera, foto dhe njoftim shtypi, thjesht për të biseduar. Të dekurajuar, dreqi e merr vesh se si, dhe pastaj të bullizuar në ekstrem.

Një gjë dua të jetë e qartë për të gjithë, vij nga një rrugë ku kam qenë student dhe pedagog dhe bashkë me studentët kam dalë kundër një regjimi real dhe jo imagjinar, vetëm për një arsye, që të them i lirë atë që dua dhe ku të dua.

Kush mendon se me kërcënime dhe me dhunë do të ketë impaktin më të vogël mbi mua dhe qeverinë, i ka bërë të gjitha llogaritë gabim. Përkundrazi, do të marrin përgjigje, siç po marrin, penalisht dhe administrativisht”, tha Rama, raporton Top Channel

ramanesërqeverinë

Të ngjashme

Rama: Tre grupe studentësh janë kërcënuar se donin të më takonin mua

Rama: Tre grupe studentësh janë kërcënuar se donin të më takonin mua

14:21
Kos: BE po dialogon me qeverinë e Kosovës lidhur me amendamentet e ligjit për Gjykatën Speciale

Kos: BE po dialogon me qeverinë e Kosovës lidhur me amendamentet e ligjit për Gjykatën Speciale

16:00
Rama për VV-në: Hajde t’a bëjmë sallën koncertale, projekti është gati, UNDP po na ndihmon, ka mbetur vetëm nënshkrimi i ministres së Kulturës

Rama për VV-në: Hajde t’a bëjmë sallën koncertale, projekti është gati, UNDP po na ndihmon, ka mbetur vetëm nënshkrimi i ministres së Kulturës

20:33
Rama: Në Serbi nuk ndryshon ‘muzika’ për Kosovën

Rama: Në Serbi nuk ndryshon ‘muzika’ për Kosovën

20:11

Më shumë nga Lajme

  • 15:58“Jetë njerëzish janë shkatërruar”- Reagon gruaja e Ardian Bujupit për skandalin e grupit në Facebook ku përfshihet banorja e BBVK 5
  • 15:52Ish-ambasadori Greiçevci tregon si i bëri presion diplomatik Holandës për vizitat e krerëve të UÇK-së
  • 15:49Raportimet për emërimin e mbesës së Sveçlës si diplomate, Konjufca: S’merrem me emra, unë vetëm i nënshkruaj
  • 15:39Marta ​Kos takohet me Listën e Studentëve, kërkon shkëputjen e Serbisë nga praktikat e vjetra
  • 15:33Çitaku: Ligji me ndryshime do të votohet, s’do të lëmë mjet pa përdorur për drejtësi në Hagë