Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rama në Bruksel: BE-ja të ulë kandidatët në të njëjtën tryezë, pa ndryshuar procesin e meritës

GD
Gazeta Demos25 nëntor 2026 në 18:31
Rama në Bruksel: BE-ja të ulë kandidatët në të njëjtën tryezë, pa ndryshuar procesin e meritës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka vlerësuar si një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit samitin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se është një moment për të ballafaquar perceptimet e ndryshme mbi zhvillimet e vitit dhe idetë për të ardhmen.

“Besoj se ky samit i këtij viti ofron një arsye shumë të mirë për të çuar përpara procesin e integrimit. Unë mbetem i bindur se Bashkimi Evropian duhet të gjejë kurajën për të ndërmarrë një hap shumë të guximshëm përpara, duke i ulur të gjitha vendet kandidate rreth së njëjtës tryezë, pa ndryshuar procesin e bazuar në merita për secilin vend, por duke dhënë një sinjal shumë të fortë, nga njëra anë, për opinionet tona publike dhe, nga ana tjetër, për mbarë botën. Ky është, në njëfarë mënyre, edhe fryma me të cilën ndodhem këtu sot”, ka thënë Rama.

Rama është përgjigjur edhe lidhur me planet e Shqipërisë për të përmbylluar kapitujt për anëtarësim në BE.

“Ne po punojmë shumë fort çdo ditë me Komisionin Evropian dhe le të shohim si do të dalin llogaritë. Por, me sa jam në dijeni, jemi në rrugën e duhur dhe sipas planifikimit. Nga ana tjetër, kjo nuk është një punë e njëanshme, por një punë me dy kahe. Për disa prej çështjeve, ne jemi ende në pritje që Komisioni të japë dritën jeshile, sepse, siç e di kushdo që është i përfshirë në këtë proces, Komisioni duhet t’i miratojë paraprakisht tekstet që ne i kemi përgatitur tashmë.”, ka thënë Rama.

ramaprocesintryezë

Të ngjashme

Rama: Me mua kryeministër, Kosova si Singapori

Rama: Me mua kryeministër, Kosova si Singapori

20:29
Përparim Rama: Dhuna ndaj grave është përgjegjësi e gjithë shoqërisë

Përparim Rama: Dhuna ndaj grave është përgjegjësi e gjithë shoqërisë

16:03
Rama fajëson Qeverinë për mosvendosjen e bustit të Adem Jasharit në Prishtinë

Rama fajëson Qeverinë për mosvendosjen e bustit të Adem Jasharit në Prishtinë

22:44
Rama: Busti i Adem Jasharit vjen në kryeqytet kur t'i hekim këta njerëz prej qeverisë

Rama: Busti i Adem Jasharit vjen në kryeqytet kur t'i hekim këta njerëz prej qeverisë

13:26

Më shumë nga Lajme

  • 23:00Haradinaj: Specialja nuk e mori parasysh dëshminë e Fetah Rudit sepse nuk e kishte në mandat
  • 22:51Kërkesa e BE’së që Kosova t’i konsultojë për Ligjin e ri të Hagës, Çitaku iu bën ftesë: Nesër kemi konsultime, ejani
  • 22:46“Nga 25 deri në 60 euro dita”, sa mund të kompensohet Kilaj?
  • 22:39Shqipëria me projektligj që u mundëson të burgosurve të zgjedhin vetë mjekun dhe spitalin
  • 22:36Haradinaj: Nëse Besiani e di kush ia ka vrarë babain dhe nuk flet, është sikur ta fshehë krimin