Në Forumin Strategjik të Bled-it që po zhvillohet në Slloveni, Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar përkushtimin e Shqipërisë ndaj rrugës së integrimit evropian, duke e cilësuar vendin si një “ndjekës besnik” të Bashkimit Evropian.
“Kur vjen puna që ta ndjekim Evropën ne jemi ndjekës besnikë. Ne nuk jemi lëkundur dhe as vënë në dyshim, sepse kur vjen fjala për besnikërinë jemi të verbër ”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij në panel.
Ai theksoi se ndryshe nga vendet anëtare të BE-së, Shqipëria nuk ka shumë për të humbur kur bën kritika ndaj Brukselit, por pavarësisht kësaj mbetet e përkushtuar ndaj procesit të integrimit.