Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit

GD
Gazeta Demos28 gusht 2026 në 14:55
Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit

Në kuadër të iniciativave në përkrahje të fushatës për drejtësi për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Kryeqyteti ka ndarë një hapësirë publike pranë objektit të Reporting House, ku qytetarët e Prishtinës do të mund të shprehin mbështetjen e tyre.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, së bashku me ekipin e Komunës së Prishtinës, dhe me përfaqësues të “Liria ka Emër”, i është bashkuar simbolikisht iniciativës për mbështetjen e drejtësisë dhe pafajësisë së krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Rama ka nënshkruar në hapësirën publike pranë Reporting House në Prishtinë, duke shprehur përkrahjen e tij për këtë iniciativë qytetare.Rama u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës t’i bashkohen iniciativës së nënshkrimit.

“Unë si kryetar i kryeqytetit, por edhe si prishtinali, nënshkrova që në emër të qytetarëve të Prishtinës i shpallim të pafajshëm heronjtë tanë. Jemi këtu për me mbrojtur vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe do të jemi përherë, sa herë që cenohen ose ka tentim cenimi, që t’i mbrojmë vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ta mbrojmë të kaluarën tonë të dinjitetshme. E po ashtu, duke mbrojtur të kaluarën, duke mbrojtur historinë, duke i mbrojtur vlerat, e mbrojmë edhe të ardhmen e vendit tonë e kombit tonë.I ftoj të gjithë qytetarët, jo vetëm të kryeqytetit, por të gjithë Kosovës, që të na bashkohen këtu në qendër të Prishtinës, jemi në sheshin “Skënderbeu”. Bashkohuni, ejani, nënshkruani edhe të bëhemi pjesë e historisë edhe t’i tregojmë botës që ne jemi këtu për t’i mbrojtur vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për ta mbrojtur luftën e drejtë të kombit tonë, të heronjve tanë”, tha ai.

I pyetur se a do të marrë pjesë në marshin e 12 shtatorit, dhe se a duhet të marrë pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Rama tha se të gjithë duhet të marrin pjesë.

“Patjetër që po. Të gjithë duhet të marrim pjesë. Po them, aty është një marsh që është për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pra për mbrojtjen e historisë tonë, për mbrojtjen e të drejtave, të luftës së drejtë të heronjve tanë. Për këtë arsye edhe ftoj të gjithë, pa marrë parasysh, prej kryeministrit, presidentit e të gjithë qytetarët e këtij vendi e më tej, më gjerë, që të vijnë edhe të na bashkohen më 12 shtator në mbrojtje të këtyre vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të luftës së drejtë që e kanë bërë heronjtë tanë, që tash po mbahen në mënyrë jo të denjë, tash e sa vite, 6 vite faktikisht. Pra, shpresojmë në lirimin e tyre”, u shpreh Rama.

 

ramaqytetarëtbashkohen

Të ngjashme

Rama prezanton paketën ligjore: Gjoba deri në 500 mijë lekë

Rama prezanton paketën ligjore: Gjoba deri në 500 mijë lekë

11:40
Rama sërish vendos karriget e dialogut para Kryeministrisë

Rama sërish vendos karriget e dialogut para Kryeministrisë

08:38
“Qeveria nuk rrëzohet me dhunë”, Rama: Për 4 muaj kam dëgjuar sharje, asnjë kërkesë konkrete

“Qeveria nuk rrëzohet me dhunë”, Rama: Për 4 muaj kam dëgjuar sharje, asnjë kërkesë konkrete

15:48
”Vetëm studentet, Rama n’burg Berisha burg”, protestuesit nuk i mirëpresin militantët e PD te ministria e Arsimit

”Vetëm studentet, Rama n’burg Berisha burg”, protestuesit nuk i mirëpresin militantët e PD te ministria e Arsimit

14:22

Më shumë nga Lajme

  • 12:57Lladrovci: Shterimi i energjive nuk është opsion
  • 12:51Isha 30 metra larg efektivëve, nuk po bëja asgjë, flet i riu qe u palgos në protest
  • 12:33Vdes një grua në Gjilan pasi u rrëzua në rrugë
  • 12:17Aksident në rrugën Ferizaj – Prishtinë, vdes motoçiklisti 30 vjeçar
  • 12:07Gruaja në Gjakovë e bën për spital partnerin e saj