Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se ka përfunduar inspektimi i 84 vendpunishteve aktive në kryeqytet.
Rama ka thënë se raportet janë në proces të vlerësimit dhe vendimet do të merren për secilin rast veç e veç.
“Çdo punishte jashtë standardeve të sigurisë dhe përgjegjësisë profesionale do të përballet me masa të menjëhershme, nga mbyllja, revokimi i lejes dhe heqjen e liçencës të inxhinjerit mbikqyrës, pa përjashtim.Do të ketë përgjegjësi të qartë për çdo shkelje, si për operatorët, ashtu edhe për zyrtarët përgjegjës” ka shkruar Rama
