Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

GD
Gazeta Demos20 janar 2026 në 21:27
Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Shqipëria ka pranuar ftesën e presidentit Trump për të qenë anëtare e Bordit të Paqes.

Kryeministri Rama ka publikuar letrën drejtuar presidentit amerikan, ku zbulon edhe faktin se Parlamenti shqiptar do të duhet të ratifikojë marrëveshjen për të qenë pjesë e kësaj organizate, e cila vjen si iniciativë e Trumpit.

Në postimin e tij në Facebook, Rama shkruan se shumë shpejt ky dokument do t’i përcillet Kuvendit të Shqipërisë për miratim.Në letër, Rama shpreh vlerësimin e tij për angazhimin e presidentit amerikan dhe falënderimet për ftesën që i ka drejtuar atij personalisht për të qenë pjesë e Bordit, si edhe për ftesën drejtuar Shqipërisë për të shërbyer si anëtare themeluese.

Rama e vlerëson Bordin e Paqes si mishërimin e një domosdoshmërie urgjente për t’i dhënë zgjidhje situatës së konflikteve dhe viktimave të tyre.Për kryeministrin, kjo nismë ka potencialin të shndërrohet në një model vërtet transformues të ndërtimit të paqes në nivel global dhe mishëron kuptimin se koha, qartësia e mandatit dhe përgjegjësia personale në nivelin më të lartë janë vetë instrumente të paqes.

Ndaj Rama thotë se e sheh si privilegj dhe nder të kontribuojë në këtë përpjekje të rëndësishme dhe për t’u bërë tërësisht pjesë e një angazhimi të përbashkët që synon ta përkthejë vizionin në veprim.

Edi Rama

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Berisha: Rinia është e bindur në pafajësinë e krereve të UÇK-së, duhet ta bëjmë luftën ligjore
  • 23:35Deklaratat e ndryshuara të Gërvallës s’mbetën pa pasoja, koha kur u morën si referencë për ta mbajtur në burg Selimin
  • 23:30Moti të dielën: Temperaturat deri në 19°C
  • 23:22“Moska ta ndalë luftën”, kryediplomati gjerman e telefonon homologun e Ukrainës menjëherë pas takimit me Lavrov
  • 23:12Mijëra qytetarë në protestën e 11-të në Prishtinë, Vlora Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë, UÇK