Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama e ka quajtur ngjarjen “plotësisht të papranueshme dhe të dënueshme”, duke kërkuar që institucionet e drejtësisë të veprojnë me përgjegjësi.

“Dhuna që ka ndodhur sot para objektit të Komunës së Prishtinës është plotësisht e papranueshme dhe e dënueshme. Institucionet publike duhet të mbesin hapësira të dialogut e bashkëpunimit, jo të përplasjeve. Ne presim që organet e drejtësisë ta trajtojnë rastin me përgjegjësi”, ka shkruar Rama.