Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Rama: Tre grupe studentësh janë kërcënuar se donin të më takonin mua

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2026 në 14:21
Rama: Tre grupe studentësh janë kërcënuar se donin të më takonin mua

Kryeministri Edi Rama njoftoi se të premten do të hapë një dritare dialogu online për të gjithë ata që duan të bashkëbisedojnë me të.

Në konferencën me ambasadoren e BE-së Sofia Moreira de Sousa, ai pretendoi se tre grupe studentësh janë penguar dhe kërcënuar, online dhe fizikisht, në përpjekjet për të zhvilluar takime me të.

Sipas tij, studentët janë bullizuar pasi emrat e tyre janë bërë publikë.

Kreu i qeverisë paralajmëroi se ndaj personave që përdorin kërcënime dhe dhunë do të ndërmerren masa ligjore, penale dhe administrative.

Ai u shpreh gjithashtu se do të ketë reagim ndaj atyre që bllokojnë rrugët apo ushtrojnë dhunë ndaj policisë, raporton A2cnn.

“Nesër do të ndezim një tjetër dritare të dialogut. Dritare të dialogut që u ofrohet atyre që duan të ndërveprojnë me mua për çdo çështje që ata e shohin me rëndësi. Për studentët që kërcënohen nga pseudostudentë që shfaqen në dyert e auditorëve dhe që u çojnë mesazhe të dhunshme kujtdo që mendon ndryshe apo që guxon të hedhë hapin e dialogut. Tri grupe studentësh janë kthyer pas me dhunë online dhe offline nga këto lloj pseudosh, në përpjekjen e tyre për të ardhur në takim me mua, pa kamera, pa foto, pa njoftim shtypi, thjesht për të biseduar.

Tri grupe studentësh me emra dhe mbiemra. Të dekonspiruar, dreqi e merr vesh se si, dhe pastaj të bullizuar në ekstrem. Një gjë dua të jetë e qartë për të gjithë. Nuk jam më as student, as pedagog, por vij nga një rrugë ku kam qenë student dhe pedagog dhe bashkë me studentët kam dalë kundër një regjimi real, vetëm për një arsye: për të qenë i lirë të them atë që dua, ku të dua. Kush mendon se me frikën, me trembjen, me kërcënimin, me dhunën do të ketë impaktin më të vogël mbi mua dhe rrugëtimin tonë, i ka bërë të gjitha llogaritë gabim. Ndryshe, do ta marrë përgjigjen hap pas hapi, ligjërisht, edhe penalisht, edhe administrativisht. Edhe ata që bllokojnë rrugët, edhe ata që ngrenë dorën kundër policëve dhe ndërkohë s’duan të dinë për mijëra të tjerë që kanë lirinë e tyre të bëjnë atë që duan, të thonë atë që duan dhe të shkojnë aty ku duan”, u shpreh Rama.

grupestudentëshrama

Të ngjashme

Rama i reagon Kërçelit të VV’së: Shiriti show politik i radhës, po e mashtron opinionin

Rama i reagon Kërçelit të VV’së: Shiriti show politik i radhës, po e mashtron opinionin

10:42
Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët

Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët

08:25
Rama thirrje studentëve: Ju pres nesër, harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Rama thirrje studentëve: Ju pres nesër, harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

16:43
Rama thirrje studentëve: Ju pres nesër, harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Rama thirrje studentëve: Ju pres nesër, harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

15:45

Më shumë nga Lajme

  • 15:59Qasja e paligjshme e punëtores së Raiffeisen-it në llogaritë e Përparim Ramës, Prokuroria nis hetimet
  • 15:37I pushuan hetimet ndaj tij, Peci: Prokuroria është e pavarur, nuk e njoh askënd aty
  • 15:36Haxhiu pret në takim ambasadorin Hargreaves, diskutojnë për agjendën evropiane
  • 15:34Përfundon në paraburgim personi që sulmoi gjyqtaren në Viti
  • 15:19Haziri: Gazmend Hoxha u bë sakrificë politike për një dështim të Qeverisë,