Ramadan Selimi, vëllai i ish-kreut të UÇK-së, Rexhep Selimi, ka falënderuar qytetarët e Kosovës për protestat që, sipas tij, u zhvilluan për tri javë në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së dhe në mbështetje të krerëve të saj që po gjykohen në Hagë.

Selimi ka thënë se shumica e protestave ishin të qeta dhe dinjitoze, ndërsa ka veçuar si “përjashtim të dhimbshëm” natën e 5 tetorit, kur pati tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Ai ka thënë se veçanërisht e ka rënduar pamja e personave me simbole të UÇK-së në të dyja anët e përplasjes.

“Simboli i UÇK-së për ne nuk është thjesht një shenjë. Ai lidhet me sakrificën, me shokët e luftës dhe me një periudhë të rëndë e të lavdishme të historisë sonë”, ka shkruar Selimi.

https://www.facebook.com/share/p/18fyBVwSCV/?mibextid=wwXIfr