Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka qëndruar sot në vendin ku më 24 shtator 2023 ra heroi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në Banjskë.
Në trevjetorin e rënies së tij, Ramadani ka nderuar kujtimin e heroit dhe ka shprehur krenarinë për Policinë e Kosovës.
“Lavdi e përjetshme Heroit Afrim Bunjaku! Krenar me Policinë e Kosovës! Sot në vendin ku ra heroi Bunjaku, më 24 shtator 2023! Serbia përmes Grupit Paramilitar, sulmoi Kosovën dhe përgjegjësit bashkë me urdhërdhënësit do të ballafaqohen me drejtësinë!”, ka shkruar Ramadani.




