Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka thënë se sonte skadon afati edhe sipas interpretimit të Lëvizjes Vetëvendosje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ai në një shkrim në Facebook, ka thënë se më nuk mbetet asnjë afat.
“Kuvendi mund të konstituohet vetëm edhe sot. Pas sonte nuk ka më asnjë arsyetim, asnjë interpretim dhe asnjë sekondë shtesë. Pas ditës së sotme, nuk ka më afat as kushtetues, as politik, as moral”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sonte skadon edhe afati sipas interpretimit politik të Vetëvendosjes për konstituimin e Kuvendit.
Nga nesër nuk mbetet më asnjë afat, as kushtetues, as sipas interpretimit politik që vetë VV-ja e ka bërë.
Situata është e thjeshtë:
• Më 8 korrik janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve.
• Seanca konstituive është thirrur më 6 gusht.
• Interpretimi kushtetues është se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve. Sipas këtij interpretimi, afati ka përfunduar më 7 gusht.


