Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme

Ramiz Lladrovci: Sa më shumë po afrohet 16 Shtatori, gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president, po rriten

GD
Gazeta Demos31 gusht 2026 në 22:28
Ramiz Lladrovci: Sa më shumë po afrohet 16 Shtatori, gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president, po rriten

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladroci ka komentuar marrëveshjen në mes LDK-së dhe VV-së për presidentin.

"Si matematikan i dy të panjohurave, z. Kurti, sipas të gjitha gjasave po e lexon situatën dhe pajtohet me deklaratën e Vuçiqit se më 16 shtator lirohet Thaçi", tha Lladrovci.

"Prof. dr. Bekim Sejdiu, si propozim për President mund të jetë urë e përkohshme për të arritur Kurti te finalja. Sipas gjendjes, vullnet ka por nuk janë numrat për president, për këtë flet disponimi i sotëm - akull.

Këto shtyrje dhe blerje kohe për presidentin nga Kurti, megjithatë mund ta kenë epilogun e paparashikuar që çon te ideja e z. Tahiri: Më 16 shtator, Hashim Thaçi president!", shtoi tutje ai.

Shkrimi i tij:

Arian Tahiri megjithëse i vetmuar, është në nivel të detyrës

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka dëshmuar megjithëse i vetmuar, është në nivel të detyrës.

Deklarimi i Tahirit se Hashim Thaçi është Presidenti që i duhet Kosovës, mori mbështetje vetëm nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe Nasimi.

Sa më shumë po afrohet 16 Shtatori, gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president, po rriten. Me afrimin e kësaj date, edhe koria e individëve po rritet. Kjo i gjason fjalës së urtë "uji tuj u pakue e njerzit tuj u myt".

Lideri serb madje është në panik dhe ka lëshuar alarm lidhur me lirimin e Thaçit. Armiku më i fuqishëm i tij dhe ekspansionizmit serb, është dëshmuar Hashim Thaçi. Përdorimi i emrit të Thaçit si "rrezik" në fushatën zgjedhore serbe garanton pikë.

Hashim Thaçi vetë, në intervistën e fundit, nuk ka dhënë shenja që ai vetë dëshiron të rikthehet si president.

Fundja, statusi juridik i Thaçit pas 16 shtatorit, varet nga vendim i Gjykatës Speciale, nëse do të ketë ndonjë pengesë për kandidim ose ushtrim të funksionit publik.

Po, Arian Tahiri si duket e zuni të papërgatitur edhe PDK-në, e cila qëndron fuqishëm në mbrojtje të Thaçit, por, ende nuk po e konfirmon qëndrimin rreth propozimit të Tahirit - Thaçi President.

Si matematikan i dy të panjohurave, z. Kurti, sipas të gjitha gjasave po e lexon situatën dhe pajtohet me deklaratën e Vuçiqit se më 16 shtator lirohet Thaçi.

Nëse me Thaçin nuk pajtohej që z. Demaçi të bëhej President, tash e ka shansin të hyjë në histori, duke u pajtuar me propozimin e Tahirit që Thaçi të bëhet president, më 16 Shtator.

Prof. dr. Bekim Sejdiu, si propozim për President mund të jetë urë e përkohshme për të arritur Kurti te finalja. Sipas gjendjes, vullnet ka por nuk janë numrat për president, për këtë flet disponimi i sotëm - akull.

Këto shtyrje dhe blerje kohe për presidentin nga Kurti, megjithatë mund ta kenë epilogun e paparashikuar që çon te ideja e z. Tahiri: Më 16 shtator, Hashim Thaçi president!

thaçihashimpresident

Të ngjashme

Thaçi: Të gjithë të përfshirët në rastin e Arlindës duhej të jepnin dorëheqje, pa pritur raportet

Thaçi: Të gjithë të përfshirët në rastin e Arlindës duhej të jepnin dorëheqje, pa pritur raportet

20:45
Thaçi: Të gjithë të përfshirët në rastin e Arlindës duhej të jepnin dorëheqje, pa pritur raportet

Thaçi: Të gjithë të përfshirët në rastin e Arlindës duhej të jepnin dorëheqje, pa pritur raportet

19:09

Më shumë nga Lajme

  • 23:40Banka ku Arlinda kishte kredi kërkon falje për sms që e dërgoi: U gjenerua automatikisht, po e shqyrtojmë faljen e detyrimit
  • 23:39Dikur në ballë të protestave për gratë, ku mbeti zëri i Adelina Tërshanit pas vrasjes së Arlinda Zekajt?
  • 23:00Përplasje në PS për Erion Veliajn, Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Gogu: Na sqaro pse u transferua me aq urgjencë në Fier
  • 22:58Shiroka Pula mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 103-vjetorit të Turqisë
  • 22:50Moti për nesër dhe ditëve në vazhdim