Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Raporti i BE-së konstatoi kryesisht ngecje, deputetja e LVV-së: Përparimi është i pamohueshëm, i liberalizuam vizat

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2026 në 13:56
Raporti i BE-së konstatoi kryesisht ngecje, deputetja e LVV-së: Përparimi është i pamohueshëm, i liberalizuam vizat

Deputetja Liza Gashi foli në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në debatin e sotëm parlamentar për raportin e sivjetmë të Bashkimit Europian për Kosovën, duke përmendur “suksese dhe përparim”.

Pavarësisht se raporti në masë të madhe konstaton se s’është bërë progres, Gashi tha se përparimi është “i pamohueshëm”.

“Për ne si grup parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me aleatët tanë, ky debat parlamentar po ashtu është një mundësi e mirë për të prezantuar sukseset dhe përparimin e pamohueshëm të Republikës së Kosovës në rrugëtimin e Bashkimit Evropian”, tha ajo.

Gashi tha se “integrimi evropian mbetet orientimi strategjik”, ndërsa përmendi liberalizimin e vizave në vitin 2024 si sukses të Qeverisë së udhëhequr nga LVV-ja.

“Gjatë kësaj dekade, kemi përafruar legjislacionin me standardet evropiane, kemi zgjeruar marrëdhëniet tregtare, por mbi të gjitha, kemi liberalizuar vizat për vendin tonë”, tha ajo.

“Sot, çdo qytetar i Republikës së Kosovës mund të lëvizë lirshëm në çdo cep të bllokur Schengen, por edhe më gjerë”, shtoi deputetja.

Gashi tha se “mosshqyrtimi i aplikimit të Kosovës (për anëtarësim në BE) nuk është vetëm vonesë për Kosovën, por në fakt është edhe një sfidë për besueshmërinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian”.

Deputetja përmendi “bllokadën institucionale” si shkak të ngecjeve.

deputetjapamohueshëmraporti

Të ngjashme

Raporti i BE-së, Vllahiu: Veç një kapitull e ka të mirë, krejt të tjerët shpërfaqin dështim

Raporti i BE-së, Vllahiu: Veç një kapitull e ka të mirë, krejt të tjerët shpërfaqin dështim

22:22

Më shumë nga Lajme

  • 13:50Mungesa e barnave, Reshitaj kritikon Qeverinë për dështim: S'po flasim për ëmbëlsira, por për ilaçe jetike
  • 13:49Ismaili, ministrit Vitia: Çmimet e barnave u rritën deri në 364 për qind
  • 13:48Kadrijaj në Kuvend: Shëndetësia është çështje e dinjitetit njerëzor, qytetarët janë në hall
  • 13:37Sektori i Antikontrabandës zbulon 150,000 euro të padeklaruara në Vërmicë
  • 13:31Heroina Telaku zgjidhet ambasadore e Kosovës në Kolumbi