Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Raportimet për arrestimin e shtetasit turk për krime lufte, deklarohet Policia

GD
Gazeta Demos24 korrik 2026 në 19:36
Raportimet për arrestimin e shtetasit turk për krime lufte, deklarohet Policia

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me raportimet për arrestimin e një shtetasi turk, për të cilin më herët u raportua se dyshohej për përfshirje në krime lufte në zonën e Krushës dhe rrethinës së Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi, deklaroi se personi në fjalë është paraqitur në stacionin policor si ankues, ku është intervistuar nga zyrtarët policorë dhe më pas është liruar.

“Jo, nuk është arrestuar. Ai është lajmëruar vullnetarisht në stacionin policor të Prizrenit si ankues. Me urdhër të prokurorit, deklarata është dërguar në Prokurorinë Speciale për shqyrtim të mëtejshëm. Ai është intervistuar si ankues dhe është liruar”, tha Bytyqi.

Sipas Klanit, që raportoi më herët për arrestimin e një të dyshuari për krime lufte, ndërsa burimet thanë se bëhet fjalë për të dyshuarin Shahin Bush.

Se ka pasur zhvillime në këtë drejtim, e ka konfirmuar edhe Petrit Kryeziu, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren.

I pyetur në lidhje me informacionet për arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte, Kryeziu ka thënë:

“Pretendimet për krime lufte nuk janë kompetencë e Prokurorisë Themelore të Prizrenit. Ne si prokurori nuk kemi kompetencë për të ndërmarrë veprime në këtë drejtim. Lidhur me pretendimet që janë bërë të njohura tashmë për publikun, unë e kam njoftuar Departamentin për Krime të Luftës në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, këta të fundit janë duke u marrë tani me çështjen”.

Më shumë nga Lajme

  • 07:51Kjo është gjendja në pikat kufitare
  • 07:50Gruda: E respektoj votën e diasporës, por banorët rezidentë të Kosovës nuk duan të qeverisen nga Albin Kurti
  • 07:48Sot ka kufizime në autoudhë, Ministria tregon orarin
  • 07:43KEDS: Këto vende do të mbesin sot pa rrymë
  • 07:26Parashikimi i motit për sot: Temperaturat pritet të arrijnë deri deri në 36°C