Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Raportohet se ky është shkaku që babai plagosi djalin në Suharekë

GD
Gazeta Demos2 gusht 2026 në 20:53
Raportohet se ky është shkaku që babai plagosi djalin në Suharekë

Një mosmarrëveshje familjare në fshatin Savrovë të Suharekës për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Një 77-vjeçar me inicialet D.K. dyshohet se ka plagosur me armë zjarri djalin e tij, V.K., 40 vjeç.

Raportohet se gjithçka ka nisur pasi 40-vjeçari kishte biseduar me djalin e xhaxhait të tij. Kjo bisedë e ka nervozuar 77-vjeçarin, për shkak se ai nuk gëzonte raporte të mira me të vëllain. Në gjaknxehtësi e sipër, i ati ka qëlluar të birin me armë zjarri.

Pas të shtënave, i dyshuari është mbyllur brenda shtëpisë dhe ka refuzuar të dalë. Policia e Kosovës ka nisur negociatat me të, ndërsa pas insistimit të forcave të rendit, ai është bindur të dorëzohet dhe është arrestuar.

Rreshteri i Policisë në Suharekë, Dalip Matoshi, bëri të ditur se i dyshuari fillimisht ka mohuar se posedonte armë. Megjithatë, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një karikator dhe pesë fishekë të kalibrit 9 mm.

I plagosuri ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Emergjencën e Suharekës, ndërsa më pas është transferuar për trajtim të mëtejshëm në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Ndaj 77-vjeçarit është iniciuar procedurë penale për tri vepra: “Lëndim i lehtë trupor”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, si dhe “Përdorim i armës”.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 12:30Gruda: Këtë vit i kanë votat, por nuk kanë propozim për president
  • 12:13PDK sot dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Deharit për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Gruda: Ai s’është i pari i fisit
  • 12:03Palatova në takim lamtumirës me Kurtin, përsërit thirrjen e BE’së për formimin e institucioneve dhe tejkalimin e ngërçit
  • 12:00Deputetja e LVV-së e do Milaim Zekën në burg: Pse është ende i lirë ky njeri?
  • 11:53Lladrovci për Halil Thaçin e Prebrezen: Me qef a pa qef kanë me u ulë me neve për u marrë vesh për çështjen e pastrimit