Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, i ka dënuar ashpër deklaratat e ministres serbe në Beograd, Snezana Paunoviq. Ai ka thënë se është i tronditur nga gjuha e urrejtjes që sipas tij, vazhdon ta dominojë udhëheqjen politike në Serbi.
Një ditë më parë Kosova e ka shpallur person ‘non grata’ ministren serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezana Paunoviq, pasi ajo deklaroi se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte kryer spastrimin etnik të Kosovës në vitin 1998.
Kosova e ka shpallur person ‘non grata’ ministren e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq, duke ia ndaluar në mënyrë të përhershme hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe kalimin tranzit përmes saj. Vendimi është marrë nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas deklaratave të Paunoviqit, e cila tha se nëse do të ishte në vend të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, do ta kishte kryer spastrimin etnik të Kosovës në vitin 1998. Deklaratat e saj kanë shkaktuar reagime të shumta, ndërsa janë cilësuar si nxitje e urrejtjes dhe rikthim i retorikës së viteve të luftës.
Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, në një deklaratë për RTK-në tha se është i tronditur nga këto qëndrime, duke vlerësuar se deklaratat e Paunoviqit janë të papranueshme dhe përbëjnë nxitje të urrejtjes.
