Gjatë ditës së nesërme do të protestohet në qytetin e Pejës, lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt nga Vitomerica e Pejës.
Sipas një njoftimi për media Iniciativa “Peja Nuk Hesht”, në bashkëpunim me QIKA-n dhe Rrjetin e Grave të Kosovës, do të organizojë protestë.




