Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme LIVE

Vrasja e Arlinda Zekajt trondit sistemin e drejtësisë – Kryeprokurori thërret mbledhje të jashtëzakonshme të KPK-së

GD
Gazeta Demos29 tetor 2026 në 10:59
Vrasja e Arlinda Zekajt trondit sistemin e drejtësisë – Kryeprokurori thërret mbledhje të jashtëzakonshme të KPK-së

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Mbledhja pritet të mbahet sot, më 29 tetor 2026, duke filluar nga ora 13:00.

Kjo mbledhje vjen pas reagimeve të shumta publike dhe kërkesave për përgjegjësi institucionale lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor, pavarësisht se më herët kishte kërkuar ndihmë nga institucionet.

Burime të Sinjalit kanë treguar se do të trajtohet raporti i ZKSh-së lidhur me vlerësimin e veprimeve te ndërmarra nga organet përgjegjëse.

Vrasja e saj ka ngritur pikëpyetje serioze lidhur me veprimet e organeve të drejtësisë dhe masat e ndërmarra për mbrojtjen e viktimës.

Arlinda Zekaj kishte paraqitur shqetësimet e saj pranë institucioneve kompetente, ndërsa dokumentet e publikuara pas vrasjes kanë nxitur debat mbi mënyrën se si janë trajtuar denoncimet dhe kërkesat e saj.

Një nga çështjet që ka nxitur reagime është edhe koha e dorëzimit të aktakuzës ndaj ish-bashkëshortit të saj, Jeton Sylaj.

Sipas sqarimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Gjykata Themelore në Pejë e kishte pranuar aktakuzën më 26 tetor 2026, në orën 08:56, një ditë pas vrasjes së Arlindës.

Kjo ka ngritur pyetje nëse aktakuza ishte përgatitur përpara vrasjes apo ishte përfunduar dhe dorëzuar vetëm pas ngjarjes tragjike.

Ndërkohë, për vrasjen e Arlinda Zekajt është arrestuar kunati i saj, Albert Sylaj, i cili dyshohet se e goditi për vdekje me sëpatë.

Mbetet të shihet nëse mbledhja e jashtëzakonshme e KPK-së do të rezultojë me vendime konkrete për shqyrtimin e veprimeve institucionale në këtë rast.

Gazeta Sinjali do të përcjellë zhvillimet nga mbledhja dhe vendimet eventuale të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

arlindazekajtmbledhje

Të ngjashme

Nga prokuroria te policia, vala e suspendimeve pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Nga prokuroria te policia, vala e suspendimeve pas vrasjes së Arlinda Zekajt

08:05
Rasti i Arlinda Zekajt: Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për media

Rasti i Arlinda Zekajt: Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për media

08:00
Mujku: Rasti i Arlinda Zekajt është neglizhuar në secilën instancë

Mujku: Rasti i Arlinda Zekajt është neglizhuar në secilën instancë

21:22
Rasti i Arlinda Zekajt, nesër protestohet në Pejë

Rasti i Arlinda Zekajt, nesër protestohet në Pejë

19:52

Më shumë nga Lajme

  • 13:40Arlinda Zekaj u vra mizorisht, KRK merr vendimin për t’ia falur të gjithë borxhin e kredisë që kishte lënë pas
  • 13:32Rama arrin në Prokurorinë Speciale, raportohet se do të intervistohet për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”
  • 13:16PDK mban konferencë për media nga ora 15:00
  • 12:53Fehmi Hoti caktohet ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës
  • 12:40Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqje drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha