Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rasti i helmimit në Han të Elezit, vjen reagimi nga kryetari i Komunës

GD
Gazeta Demos15 korrik 2026 në 18:13
Rasti i helmimit në Han të Elezit, vjen reagimi nga kryetari i Komunës

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka bërë të ditur se është duke e përcjellë nga afër situatën e krijuar pas paraqitjes së rasteve me simptoma të gastroenteritit në këtë komunë.

Sipas tij, nga 13 deri më 15 korrik, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Han të Elezit janë trajtuar 110 persona me simptoma të gastroenteritit, ndërsa vetëm pesë prej tyre janë referuar për trajtim të mëtejmë në Spitalin Rajonal të Ferizajt dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ballazhi bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe pacientëve u janë administruar rreth 300 terapi venoze, duke theksuar se QKMF-ja ka në dispozicion terapi dhe materiale të mjaftueshme për trajtimin e të gjithë rasteve.

Ai njoftoi se institucionet kompetente kanë marrë mostrat përkatëse, të cilat janë dërguar për analiza në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Sipas kryetarit të komunës, rezultatet zyrtare të analizave pritet të sqarojnë shkakun e paraqitjes së këtyre rasteve.

“Mostrat janë marrë dhe janë dërguar në IKSHPK. Jemi në pritje të rezultateve zyrtare, të cilat do të përcaktojnë shkakun e paraqitjes së rasteve,” ka deklaruar Ballazhi.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos u besojnë spekulimeve apo informatave të pakonfirmuara, duke theksuar se çdo informacion i ri do të publikohet nga institucionet përgjegjëse.

Po ashtu, Ballazhi apeloi që qytetarët të respektojnë rregullat bazë të higjienës, të kenë kujdes të shtuar gjatë temperaturave të larta dhe, në rast të shfaqjes së simptomave, të paraqiten menjëherë në QKMF për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Hani i Elezit

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Lekatari reagon për videot intime të personazheve publike që po qarkullojnë: S**si nuk është lajmi, por kush i ka …
  • 23:00Haradinaj: Edhe po të kthehesha në kohë, nuk do ta votoja Gjykatën Speciale
  • 22:55Ramush Haradinaj: Vendimi i Gjykatës Speciale është i padrejtë dhe shprehje e mosbesimit ndaj Kosovës
  • 22:49Kurti nesër takim me von der Leyen, më pas konferencë për media
  • 22:47Videot intime të personazheve publike, Policia e Tiranës me njoftim zyrtar: Krimet Kibernetike po identifikojnë IP dhe të dhënat e faqeve që i kanë shpërndarë