Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Raundi i dytë i zgjedhjeve në 18 komuna, mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë me të drejtë vote

GD
Gazeta Demos25 tetor 2025 në 11:52
Raundi i dytë i zgjedhjeve në 18 komuna, mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar Listën Votuese për balotazhin e 9 nëntorit.

Ky vendim erdhi në mbledhjen e sotme të KQZ-së ku u theksua se bazuar në rezultatet preliminare votimi i dytë për zgjedhjet lokale mbahet në 18 komuna.

Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina, Prizreni, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti janë komunat që pretendentët për kryetarë do të përballen në balotazh.

“Sipas kësaj liste, numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve në këto 18 komuna është 1,346,397 votues. Ky numër, në krahasim me raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale të mbajtura më 12 tetor 2025, është më i lartë për 543 votues”.

“Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotimet e këtyre komunave është 1,316,672 votues, ndërkaq numri i qytetarëve të regjistruar për të votuar me postë nga jashtë Kosovës dhe që i takojnë këtyre komunave është 29,725 votues”.

“Duke u mbështetur në Rregulloren Zgjedhore Nr. 03/2024 për krijimin, kundërshtimin dhe konfirmimin e Listës Votuese, Lista Votuese brenda vendit, e raundit të dytë, është plotësuar me personat që nga data 13 tetor deri më 9 nëntor 2025 arrijnë moshën e votimit, ndërkaq janë larguar personat që nga shtatori i këtij viti kanë hequr dorë nga shtetësa e Kosovës apo që kanë ndërruar jetë”.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të organizohet në 525 Qendra të Votimit me gjithsej 1,648 vendvotime, prej të cilave 507 Qendra të Votimit për votimin e rregullt me 1,628 vendvotime dhe 18 Qendra të Votimit për votimin me kusht me gjithsej 20 vendvotime.

Gjithashtu në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për numrin e fletëvotimeve që do të shtypen për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

“Sipas vendimit të KQZ-së, do të shtypn 1,158,015 fletëvotime apo rreth 16% më pak se numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këtë raund. Në këtë numër përfshihen fletëvotimet për vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, Votimin e Personave e Nevoja të Veçanta, fletëvotimet rezervë dhe për votimin me postë”, thuhet në një njoftim të KQZ-së

BALOTAZHIzgjedhjet lokale

Më shumë nga Lajme

  • 14:11Bastiset shtëpia e të dyshuarit për spiunazh, sekuestrohen rreth 40 mijë euro - ndalohet për 48 orë
  • 13:54PDK ftesë partive: Nesër në ora 11:00 në Kuvend
  • 13:49Tahiri: Kuvendi jofunksional, kërkohet veprim i Prokurorisë
  • 13:38Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës, qëndrimet i bëjmë publike pas mbledhjes
  • 13:19Veterani Agim Pllashniku fiton ndaj “Ibër-Lepencit”, gjykata urdhëron kthimin e tij në punë