Një veprim i shpejtë dhe heroik është regjistruar në Suharekë, ku një qytetar ka shpëtuar një fëmijë të vogël nga rreziku i goditjes nga një veturë.

Pamjet, të publikuara nga mediat lokale, tregojnë momentin kur fëmija del papritur në rrugë, ndërsa një automjet po afrohej.

Në ato çaste vendimtare qytetari vrapon drejt fëmijës dhe arrin ta largojë nga rruga, duke shmangur një aksident që mund të kishte përfunduar me pasoja tragjike.