Opinionisti politik Halil Matoshi ka komentuar reagimet ndaj projektligjit për Gjykatën Speciale, duke thënë se kjo nismë ka hapur një debat për të cilin, sipas tij, shoqëria kosovare ka heshtur që nga viti 2015.Matoshi në Politiko ka vlerësuar se diskutimi për Specialen është dashur të hapet më herët, ndërsa ka kritikuar reagimet e Brukselit, duke thënë se vëmendja ndërkombëtare duhet të përqendrohet edhe te zhvillimet dhe deklaratat që lidhen me Serbinë.

“E çel një muhabet për të cilin kjo shoqëri kemi heshtur prej vitit 2015. S’e kemi çelë këtë muhabet. Po punë e madhe le të tranohet Brukseli, por Brukseli le të tranohet për Radoiçiqin, ta shpallë në kërkim ndërkombëtar, që është në mes të Beogradit, në fushata zgjedhore me djalin e Vuçiqit, ose le të tranohet për Daçiqin, që thotë se kemi me hy në Kosovë”, ka deklaruar Matoshi