Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Reagon Hamza: Kuvendi duhet të konstituohet menjëherë, nuk është pronë e Kurtit dhe Vetëvendosjes

GD
Gazeta Demos12 gusht 2026 në 13:28
Reagon Hamza: Kuvendi duhet të konstituohet menjëherë, nuk është pronë e Kurtit dhe Vetëvendosjes

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të thirret urgjentisht në seancë për konstituimin e tij, duke e cilësuar këtë proces si detyrim kushtetues që nuk mund të kushtëzohet nga marrëveshjet politike apo interesat elektorale.

Hamza ka deklaruar se Kuvendi nuk është pronë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, dhe as e Lëvizjes Vetëvendosje.

"Pushteti duhet ta thërrasë urgjentisht seancën për konstituimin e tij. Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues dhe nuk mund të kushtëzohet me marrëveshje politike, kalkulime elektorale apo interesa personale të askujt”, ka thënë Hamza.

Sipas tij, zvarritja e procesit po bëhet për kalkulime politike dhe po e mban vendin në një vakum institucional.

Albin Kurti po e zvarrit procesin, sepse konstituimi i tashëm i Kuvendit ia prish kalkulimet politike. Sa më gjatë të mbahet vendi në këtë vakum institucional, aq më shumë hapësirë krijohet për skenarë të rinj politikë dhe zgjedhorë. Kjo është kapje brutale e shtetit, shkelje e Kushtetutës dhe degradim i institucionit të të zgjedhurve të popullit. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë rekomandime që zbatohen vetëm kur i konvenojnë pushtetit”.

"Thirreni seancën. Respektoni Kushtetutën. Kuvendi duhet të konstituohet.Nëse dikush mendon se mund ta mbajë Kosovën në anarki kushtetuese dhe ligjore për t’i realizuar kalkulimet e veta elektorale, gabon rëndë. Kuvendi duhet të konstituohet tash, menjëherë!”, tha Hamza.

hamzakuvendiduhet

Të ngjashme

Nagavci pas arrestimit të nëntë personave: Çdo krim duhet të zbardhet dhe secili që ka përgjegjësi duhet të japë llogari para drejtësisë

Nagavci pas arrestimit të nëntë personave: Çdo krim duhet të zbardhet dhe secili që ka përgjegjësi duhet të japë llogari para drejtësisë

16:16
Berisha: Rinia është e bindur në pafajësinë e krereve të UÇK-së, duhet ta bëjmë luftën ligjore

Berisha: Rinia është e bindur në pafajësinë e krereve të UÇK-së, duhet ta bëjmë luftën ligjore

23:41
Deklaratën për Specialen: Kuvendi synon ta kundërshtojë aktgjykimin dhe paralajmëron ndryshim të Ligjit

Deklarata për Specialen: Kuvendi synon ta kundërshtojë aktgjykimin dhe paralajmëron ndryshim të Ligjit

13:47
Hamza fton qytetarët në protestën e 1 Tetorit kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Hamza fton qytetarët në protestën e 1 Tetorit kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

09:55

Më shumë nga Lajme

  • 16:43Protestë në zemër të Texasit, shqiptarët kundër vendimit të Speciales
  • 16:31Nesër mblidhen deputetët, në rend dite Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës
  • 16:05Mustafa: Do të ishte politikisht e shëndetshme që kandidati për president të propozohet nga opozita
  • 16:00"Mora fjalë" jehon në Prishtinë, tifo-grupet i këndojnë heroit Adem Jashari
  • 16:00Ymeri: Draft-deklaratat për Hagën pritet të votohen nesër, protestuesit ende nuk janë ftuar për diskutim