Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Reagon kirurgu Kelmendi: Siç shihet në pamje u vetëmbrojta, pasi u sulmova nga kolegu

GD
Gazeta Demos25 shkurt 2026 në 18:47
Reagon kirurgu Kelmendi: Siç shihet në pamje u vetëmbrojta, pasi u sulmova nga kolegu

Kirurgu Baton Kelmendi, ka reaguar pas videos të shfaqur ekskluzivisht në Nacionale, ku ai dhe kirurgu tjetër i QKUK-së, Xhevdet Ademaj, u përfshinë në një rrahje.

Kirurgu Kelmendi, në reagimin e tij thotë se u sulmua befasisht, derisa ishte duke folur në telefon. Sipas tij, gjithçka që ndodhi më pas ishte në vetmbrotje, pasi që ai që sulmoi papritur ishte Xhevdet Ademaj.

E plotë: Të nderuar miq, kolegë dhe pacientë,

Pas publikimit të videos së incidentit të ndodhur disa javë më parë, ndiej obligim moral të shpreh keqardhjen time të thellë lidhur me gjithë situatën e krijuar.

Siç shihet edhe në pamje, kam qenë duke folur në telefon dhe befasisht jam përballur me një sulm të papritur. Incidenti ka ndodhur, dy ditë pasi kemi pasur një debat profesional në Kolegjiumin e Klinikës, debat që kishte për temë çështje që lidhen me trajtimin dhe interesin më të mirë të pacientit.

Reagimi im ka qenë në vetëmbrojtje. Nuk kam sulmuar askënd dhe jam përpjekur ta shmang përshkallëzimin e situatës.

Megjithatë, më vjen keq që një situatë e tillë ka ndodhur dhe që pamjet mund të kenë shqetësuar pacientët, kolegët dhe opinionin publik.

Si mjek, besoj se profesionalizmi dhe respekti duhet të jenë gjithmonë parësorë.

Ju falënderoj për mirëkuptimin.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 17:02Dorëzohet në Polici i dyshuari për rastin e rëndë në Gjilan
  • 16:57E dhimbshme: Dy familjarët e vrarë në Gjilan rreth 30-vjeçarë
  • 16:37Krim i rëndë në Livoq të Gjilanit – Burri dyshohet se vrau gruan dhe vëllain e saj, plagosi vëllain tjetër
  • 16:24Dy të vrarë e një i plagosur në Gjilan
  • 16:209 lidhje të paautorizuara të ujit evidentohen në Prizren, Suharekë dhe Malishevë