Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Reagon KUR “Prishtina”: Shembjen e dheut s’e shkaktoi uji, shkak ishin gërmimet dhe ndërhyrjet në terren

GD
Gazeta Demos29 mars 2026 në 20:25
Reagon KUR “Prishtina”: Shembjen e dheut s’e shkaktoi uji, shkak ishin gërmimet dhe ndërhyrjet në terren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka reaguar sërish lidhur me shembjen e dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në kryeqytet.

Nga kjo kompani kanë thënë se bazuar në vëzhgimet fillestare në terren dhe pamjet e publikuara, vlerësohet se kjo gjendje nuk lidhet me rrjetin e ujësjellësit, por më tepër me aktivitetet e gërmimeve dhe ndërhyrjeve në terren.

Sipas KUR “Prishtina”, këto gërmime kanë ndikuar në destabilizimin e shtresave të dheut dhe krijimin e kushteve për rrëshqitje.

Si pasojë e kësaj rrëshqitjeje, kjo kompani ka thënë se është dëmtuar edhe infrastruktura e ujësjellësit në atë zonë.

“KRU Prishtina thekson se disponon kapacitete profesionale dhe teknike, përfshirë inxhinierë të specializuar, të cilët do të bëjnë një analizë të detajuar të situatës në terren. Kjo analizë do të përfshijë vlerësimin e gjendjes së tokës, ndikimin e punimeve të kryera, si dhe verifikimin e çdo ndikimi të mundshëm në rrjetin e ujësjellësit. Deri në përfundimin e këtyre analizave dhe raportit përfundimtar profesional, rekomandojmë që të mos jepen përfundime të parakohshme dhe të mos i atribuohet përgjegjësia rrjetit të ujësjellësit pa u bazuar në fakte dhe vlerësime të mirëfillta teknike.”, thuhet në reagimin e kësaj kompanie

shembja

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Lekatari reagon për videot intime të personazheve publike që po qarkullojnë: S**si nuk është lajmi, por kush i ka …
  • 23:00Haradinaj: Edhe po të kthehesha në kohë, nuk do ta votoja Gjykatën Speciale
  • 22:55Ramush Haradinaj: Vendimi i Gjykatës Speciale është i padrejtë dhe shprehje e mosbesimit ndaj Kosovës
  • 22:49Kurti nesër takim me von der Leyen, më pas konferencë për media
  • 22:47Videot intime të personazheve publike, Policia e Tiranës me njoftim zyrtar: Krimet Kibernetike po identifikojnë IP dhe të dhënat e faqeve që i kanë shpërndarë