Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë për ndarjen e mbështetjes financiare për pensionistët, studentët dhe kategori të tjera sociale, duke e cilësuar atë si përpjekje për përfitime elektorale në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Përmes një reagimi publik, Reçica ka thënë se mbështetja për lehonat, pensionistët, studentët dhe kategoritë sociale është obligim institucional i shtetit dhe jo “dhuratë” e ndonjë partie politike.
Ai ka theksuar se koha kur po merren këto vendime i bën qytetarët të kuptojnë se kemi të bëjmë me “një përpjekje të hapur për manipulim elektoral dhe përdorim të parasë publike në funksion të votës”.
