Komisioni Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes ka refuzuar kërkesën e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, që drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, të ftohet për javën e ardhshme për raportim lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë.
Në kërkesën e saj, Musliu tha se drejtori Hoxha duhet të qartësojë situatën, pasi sipas saj, Zekaj pak orë para vrasjes ishte kthyer në shtëpi nga Policia, ku denoncoi ish-bashkëshortin për kanosje.
“U ngritën shumë dilema, konsideroj qe si komision duhet ta ftojmë Policinë, t’i dëgjojmë çka kanë me na thënë lidhur me rastin. Nëse del se nga ana policisë ka shkuar gjithçka në rregull duhet t’i heqim dilemat. Shumë e domosdoshme është që të zbardhet rasti. Konsideroj si komision na takon me dëgju rrëfimin nga policia e Kosovës”, ka thënë ajo.



