Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës, kanë rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor, i cili kishte tejkaluar autorizimet policore gjatë arrestimit të një të dyshuari pas një incidenti në Kaçanik.
Hetuesit e IPK-së kanë dale në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me këtë rast pasi që dyshohet se gjatë arrestimit të një të dyshuari ka tejkalime të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor.
“Hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” kurse pas konsultave me prokurorinë rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
