Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Renovimi i lokalit “Panda” në Pejë, Pergjegjaj kërkon hetim të menjëhershëm: Kush e autorizoi dhe e financoi?

GD
Gazeta Demos4 shtator 2026 në 23:13
Renovimi i lokalit “Panda” në Pejë, Pergjegjaj kërkon hetim të menjëhershëm: Kush e autorizoi dhe e financoi?

Ish-i burgosuri i rastit “Panda”, Vllaznim Pergjegjaj, ka reaguar publikisht lidhur me renovimin e lokalit “Panda” në Pejë, duke kërkuar transparencë të plotë për personat dhe institucionet që kanë urdhëruar, autorizuar dhe financuar ndërhyrjet në këtë objekt.

Lokali “Panda” është vendi ku, në vitin 1998, u vranë gjashtë të rinj serbë. Për këtë rast, autoritetet e atëhershme serbe fajësuan UÇK-në dhe shqiptarët, ndërsa Përgjegjaj thekson se shumë shqiptarë të pafajshëm kanë vuajtur pasoja të rënda dhe burgosje lidhur me këtë rast.

Pas 28 vitesh, ai ngre pyetjen se kush ka dhënë urdhër për renovimin e këtij objekti dhe nëse punimet janë financuar me para publike.

“Nëse renovimi është bërë me para të shtetit të Kosovës, qytetarët kanë të drejtë të dinë se kush e pagoi dhe pse u lejua ndryshimi i këtij vendi”, thuhet në reagimin e tij.

Përgjegjaj kërkon që objekti të ruhet si dëshmi e historisë dhe e rrethanave që lidhen me rastin “Panda”, duke shprehur shqetësimin se ndryshimet në objekt mund të ndikojnë në ruajtjen e gjurmëve apo dëshmive që mund të jenë të rëndësishme për zbardhjen e plotë të së vërtetës.

Ai u ka bërë thirrje Prokurorisë dhe institucioneve kompetente që të nisin hetim të menjëhershëm.

“Unë, shokët e mi dhe shumë shqiptarë të pafajshëm kemi vuajtur rëndë në burgjet serbe për këtë rast. Prandaj nuk mund të heshtim”, shprehet Përgjegjaj.

Në fund të reagimit, ai thekson se rasti “Panda” nuk duhet të mbulohet apo të harrohet, duke kërkuar hetim dhe transparencë për çdo ndërhyrje të bërë në objekt.

pandahetimkush

Të ngjashme

“Erdh një dreq”, e burgosura tregon se kush ia shkatërroi jetën

“Erdh një dreq”, e burgosura tregon se kush ia shkatërroi jetën

15:27

Më shumë nga Lajme

  • 14:37Protestuesit sulmojnë Gjykatën e Apelit në Tiranë, thyejnë dyert dhe futen brenda objektit
  • 14:24Skënder Hita letër punonjësve të policisë: Asnjë sulm ndaj jush nuk është i pranueshëm, nuk do të jeni vetëm
  • 14:10Përshkallëzohen përplasjet në protestë, të rinjtë sulmojnë me gurë Gjykatën e Apelit
  • 13:55Banka e Shqipërisë reagon pas dëmtimeve nga protestat: Depozitat dhe kursimet e qytetarëve janë të sigurta
  • 13:51Sami Lushtaku merr pjesë në marshin sensibilizues për kancerin e gjirit