Reshjet e borës kanë bërë që një segment në Rrugën e Kombit të jetë i qarkullueshëm, por jo me lehtësi.

Shumë afër tunelit të Kalimashit, bora ka mbuluar autostradën, teksa veturat duhet të qarkullojnë me kujdes të shtuar.

Udhëtarët, sidomos ata që dalin nga tuneli në drejtimin ardhje nga Shqipëria në Kosovë, është rekomanduar të jenë të vëmendshëm në rrugë.