Policia e Kosovës ka lëshuar një apel për qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes në kushte me shi dhe rrugë të lagura.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Policia thekson rëndësinë e respektimit të disa këshillave të thjeshta, por jetike për sigurinë në trafik.
Njoftimi i plotë:
Të ngasni me kujdes në kushte të shiut për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve në rrugë.
NGASJE E SIGURT NË SHI!
Ju lutemi mbani parasysh këto këshilla thelbësore:
MBAJ DRITAT E NDEZURA
Dritat rrisin dukshmërinë për ju dhe për të tjerët.
ZVOGËLONI SHPEJTËSINË
