Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rexhepi: Qeveria serbe po ndjek një qasje diskriminuese

GD
Gazeta Demos13 nëntor 2025 në 18:23
Rexhepi: Qeveria serbe po ndjek një qasje diskriminuese

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës ka akuzuar autoritetet serbe për bllokimin e qëllimshëm të fondeve të dedikuara nga Qeveria e Kosovës, duke e cilësuar këtë si sulm ndaj përfaqësimit institucional dhe të drejtave të shqiptarëve në Luginë.

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës ka reaguar ashpër pas konfirmimit nga Zëvendëskryeministri i Parë i Kosovës, Besnik Bislimi, se fondet e destinuara për mbështetjen e shqiptarëve në Luginë janë bllokuar qëllimisht nga autoritetet serbe.

Sipas njoftimit të KKSH-së, bëhet fjalë për një shumë prej 304,511.16 euro, e cila ishte dedikuar posaçërisht për veprimtarinë e Këshillit, bazuar në kërkesën zyrtare dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës. Megjithatë, pagesa përkatëse është refuzuar tri herë radhazi nga banka pranuese në Serbi, pa asnjë arsye ligjore apo teknike.

Në njoftim theksohet se ndërkohë 35,448 tekste shkollore janë shpërndarë dhe përdoren nga 3,650 nxënës në shkollat e Luginës, por pagesat për këtë projekt janë bllokuar, duke penguar funksionimin e rregullt të institucioneve shqiptare.

“Ky nuk është gabim administrativ, por bllokim i drejtpërdrejtë i funksionimit të KKSH-së dhe i të drejtave të komunitetit shqiptar,” thuhet në reagim.

Po ashtu, KKSH nënvizon se e njëjta qasje diskriminuese është vërejtur edhe në rastin e subvencioneve bujqësore, ku janë dëmtuar dhjetëra familje dhe fermerë shqiptarë.

Këshilli e konsideron këtë si pjesë të një strategjie të qëllimshme për të dobësuar kapacitetet institucionale të shqiptarëve dhe për të penguar çdo mbështetje që vjen nga Kosova.

Presheva

Më shumë nga Lajme

  • 09:10Caktohen çmimet maksimale të derivateve për sot në Kosovë
  • 09:08Kurti, Gërvalla, Kusari-Lila dhe përfaqësues të komuniteteve arrijnë në takimin e thirrur nga Haxhiu
  • 09:08Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin tragjik në Kliqinë: Viktima është sjellë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore
  • 09:07Britani e Madhe: Qytetarëve u kërkohet të qëndrojnë vigjilentë për rreziqet e zjarreve
  • 08:49Të rinjtë thirrje Kurtit para Qeverisë: Mos ua merrni të rinjve shpresën se e ardhmja mund të ndërtohet në Kosovë