Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rezoluta për Hagën, Quni: Situata u shfrytëzua për të na goditur politikisht, ne ishim “pro” nëse do të përfshihej amandamenti i LDK-së

GD
Gazeta Demos14 shkurt 2026 në 14:26
Rezoluta për Hagën, Quni: Situata u shfrytëzua për të na goditur politikisht, ne ishim “pro” nëse do të përfshihej amandamenti i LDK-së

Mospjesëmarrja e LDK-së në procesin e votimit të Rezolutës së propozuar të PDK-së në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ka nxitur reagime të shumta e akuza në drejtim të partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova.

Lidhur me këtë ka folur deputeti i LDK-së, Anton Quni. Ai ka thënë kjo situatë është shfrytëzuar për ta goditur LDK-në politikisht, meqë sqaron se partia e tij ishte e gatshme ta përkrahte rezolutën nëse do të përfshihej edhe amandamenti i kërkuar nga LDK.

“Ishte një rast i shkëlqyer që të gjitha partitë shqiptare të unifikoheshin rreth një teksti që nderon luftën tonë çlirimtare, por edhe garanton se asnjë krim i pazbuluar nuk do të mbetet peng i agjendave politike.Përpjekja për ta paraqitur kushtëzimin tonë parimor si “mosperkrahje” është një tendencë e pastër për goditje politike. Megjithatë, për LDK-në, drejtësia nuk mund të jetë selektive”, ka thënë Quni për Express.

Ai ka thënë se tejkalimi i pozicioneve të vjetra bëhet vetëm duke u ballafaquar me të vërtetën e plotë.

“Besojmë fuqishëm se tejkalimi i pozicioneve të vjetra arrihet vetëm duke u ballafaquar me të vërtetën e plotë. Ne jemi për një Kosovë ku drejtësia vepron mbi parimet e paanësisë dhe barazisë para ligjit për çdo qytetar”, ka potencuar deputeti i LDK-së.

Sipas Qunit, LDK s’ka qenë kundër Rezolutës dhe se ky ishte një keqkuptim që u tentua të mbillet në opinion.

“Përkundrazi, ne kemi qenë të gatshëm ta mbështesim atë, por kemi kërkuar që ky dokument të ishte gjithëpërfshirës dhe t’i përgjigjej nevojës për drejtësi të plotë në Kosovë.Për këtë arsye, ne kemi propozuar plotësimin e tekstit të rezolutës me amendamentin vijues:

“KËRKON nga të gjitha institucionet e rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës, si dhe inkurajon mbështetjen ndërkombëtare, për intensifikimin e përpjekjeve drejt zbardhjes së plotë të të gjitha vrasjeve të pazbuluara të ndodhura gjatë dhe pas periudhës së luftës në Kosovë, me qëllim që të sigurohet drejtësia për të gjitha viktimat, të zbardhet e vërteta dhe të fuqizohet shteti i së drejtës mbi parimet e paanësisë dhe barazisë para ligjit.”, ka shtuar Quni.

Deputeti i LDK-së thotë se ky propozim i LDK-së fatkeqsishtë s’gjeti përkrahjen e partive të tjera parlamentare.

“Ky propozim i yni, i cili synon fuqizimin e shtetit të së drejtës dhe zbardhjen e së vërtetës pa dallim, fatkeqësisht nuk gjeti përkrahjen e partive të tjera parlamentare”, ka përfunduar ai./GazetaExpress/

Anton Quni

Më shumë nga Lajme

  • 23:51Nasim Haradinaj reagon ndaj lajmit maqedonas për deklaratat e tij: Me këtë ndihmën e tyre, po na bëhet më e lehtë të kuptojmë kush kujt po i bën shërbim
  • 23:27Policia arreston në Ferizaj një person të kërkuar nga INTERPOL-i
  • 23:26Po digjen malet e Prishtinës, ky është apeli i Komunës
  • 22:57​“Mbrojtja e konsumatorit”, MINTI: Mbi tre mijë inspektime dhe 600 mijë euro gjoba për gjashtë muaj
  • 22:56Behrami akuzon VV-në për vonesat në Kuvend: Herën e fundit e konstituuan me urgjencë bashkë me Listën Serbe