Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rikthehet në punë njësia A4 e Termocentralit “Kosova A” pas riparimit vjetor

GD
Gazeta Demos14 korrik 2026 në 12:17
Rikthehet në punë njësia A4 e Termocentralit “Kosova A” pas riparimit vjetor

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia A4 e Termocentralit “Kosova A” është rikthyer në operim pas përfundimit me sukses të riparimit të rregullt vjetor.

Sipas njoftimit të KEK-ut, procesi i startimit të njësisë ka nisur në orët e para të mëngjesit, ndërsa pas përfundimit të kontrolleve teknike dhe procedurave të nevojshme, A4 është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik rreth orës 05:15.

Rikthimi i kësaj njësie në funksion pritet të ndikojë në rritjen e kapaciteteve vendore të prodhimit të energjisë elektrike dhe në forcimin e gatishmërisë teknike të KEK-ut për sezonin e ardhshëm dimëror.

KEK ka vlerësuar punën e ekipeve teknike, inxhinierëve dhe stafit të Termocentralit “Kosova A”, duke i falënderuar për angazhimin dhe realizimin me sukses të procesit të mirëmbajtjes.

Njësia A4 është një nga kapacitetet e rëndësishme prodhuese të sistemit energjetik vendor, ndërsa rikthimi i saj në punë synon të kontribuojë në stabilitetin e furnizimit me energji.

Më shumë nga Lajme

  • 12:21Irani rendit kërkesat kryesore për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • 12:01Kabashi-Ramaj nga foltorja e Kuvendit: Deputeti Kurti po e çon vendin drejt autokracisë, të konstituohet Kuvendi
  • 11:57Oda e Mjekëve reagon pas sulmit të para 5 ditëve ndaj mjekut në Pozheran
  • 11:52Dëmtime dhe vjedhje në dy trafostacione në Volljakë të Klinës
  • 11:50Rizvanolli: Përgjatë 3 viteve, KEK do të eksportojë deri në 73.2 milionë Euro thëngjill në Maqedoni të Veriut