Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje dy të dyshuarit për rrahjen që ndodhi mbrëmë në një lokal në Istog.
Në njoftimin e policisë thuhet se viktima e rastit ёshtё dёrguar pёr tretman mjekёsor fillimisht nё QMF-në e Istogut, e mё pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Istog, me datën 02.11.2025, rreth orës 18:50, është informuar për njё rrahje e cila ka ndodhur nё njё lokal nё rrugёn ‘Nёna Tereze’ nё Istog”.
“Njësitë policore kanë reaguar me shpejtësi dhe janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta, janё arrestuar dy persona tё dyshuar, ndёrsa viktima e rastit ёshtё dёrguar fillimisht nё QMF-Istog, e mё pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor. Tё dyshuarit, pas intervistimit me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё”, thuhet në njoftim.