Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rrahje në qendër të Gjilanit, tre persona në pranga – dyshohet se u përdor edhe thikë

GD
Gazeta Demos14 korrik 2026 në 17:55
Rrahje në qendër të Gjilanit, tre persona në pranga – dyshohet se u përdor edhe thikë

Tre persona janë arrestuar pas një përleshjeje fizike që ka ndodhur të hënën pasdite në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e këtij qyteti, Valon Osmani, i cili bëri të ditur se rasti është evidentuar rreth orës 16:36. Sipas tij, me ndërhyrjen e menjëhershme të policisë në vendin e ngjarjes, janë arrestuar tre persona të dyshuar si të përfshirë në këtë incident.

Sipas hetimeve fillestare, gjatë rrahjes të dyshuarit dyshohet se kanë poseduar një edhe një thikë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve dhe krim-teknikës, të cilat kanë kryer veprimet e nevojshme procedurale”, shtoi Osmani.

Ndër të tjera, policia ka bërë të ditur se nuk raportohet për persona të lënduar nga rrahja apo nga përdorimi i mjetit të mprehtë. Megjithatë, dy nga personat e përfshirë kanë pranuar trajtim mjekësor për shkak të shqetësimeve.

Lidhur me rastin, hetimet po vazhdojnë nga Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Gjilan, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 21:10Konjufca dhe zyrtari gjerman diskutojnë për perspektivën evropiane të Kosovës
  • 20:56Ymeri: Marrëveshja për thëngjillin me Maqedoninë e Veriut është puro politike
  • 20:46Çfarë nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?
  • 20:36"A je ti i Ukshinit a i Vuçiqit?", Andin Hoti flet për komentet e linçimet online: As serbi nuk e bën një gjë të tillë
  • 20:07IPK-ja rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Mitrovicë të Veriut