Një shtyllë elektrike është rrëzuar në dalje të Prishtinës, duke shkaktuar pengesa në komunikacion dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Sipas fotografive të dërguara në redaksinë e lajmi.net, shtylla ka përfunduar në afërsi të rrugës, ndërsa në zonë janë krijuar kolona të automjeteve dhe lëvizja po zhvillohet me vështirësi.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në rrëzimin e shtyllës, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
