Kostoja e ndërtimit në Kosovë ka vazhduar “të trashet” edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, ndërsa krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, rritja arrin në 4,4 për qind.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Indeksi i Kostos së Ndërtimit u rrit për 0,9 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me tre muajt e parë të 2026-s.
Në baza tremujore, rritja më e madhe është evidentuar te energjia, me 2,3 për qind, pasuar nga pagat me 2 për qind. Materialet dhe transporti janë shtrenjtuar për nga 1,5 për qind, ndërsa kostot e tjera për 0,9 për qind. Në anën tjetër, kostoja e makinerive ka shënuar rënie prej 0,6 për qind.
