Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka njoftuar se i është bashkuar në balotazh edhe Majlind Sadriun nga Lëvizja për Bashkëveprim.

“Me Majlind Sadriun nga Lëvizja për Bashkëveprim, bashkë për një Fushë Kosovë gjithëpërfshirëse dhe zhvillim të barabartë për të gjithë!

Komunitetet tona meritojnë kujdes të veçantë nga shumica, dhe së bashku me Majlindin do të angazhohemi me përkushtim për ta bërë këtë vizion realitet”, tha Osmani.