Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri.

Në një shkrim të publikuar, Mustafa theksoi se këto zhvillime duhet të shërbejnë si thirrje për reflektim mbi përgjegjësinë e shoqërisë, arsimit dhe edukimit të brezave të rinj.

“Fëmijët tanë nuk kanë nevojë për më shumë gurë, por për më shumë edukim, drejtësi dhe shpresë”, shkroi Mustafa, duke bërë thirrje për përgjegjësi dhe angazhim për ndryshimin e realitetit aktual.