ames Rubin deklaroi në Hagë se kur kanë shkuar për t’u takuar në Konferencën e Rambujesë, Hashim Thaçin nuk e ka njohur, por që ia kishte kërkuar Madeleine Albright që të njihet dhe të rrinte me atë.
Rubin tha se gjatë takimeve në Rambuje, Thaçi e kishte njohur për shkak se kishte dalë shpesh në televizion, raporton “ Betimi për Drejtësi “.
“Albright e vërejti këtë gjë që ai më njohu. Ajo ishte e zonja për marrëdhënie njerëzore dhe më tha që njihu me të, bisedo me të se ne nuk njiheshim”, tha James Rubin, duke shtuar se u përpoq që të rrinte me Thaçin, pinin ndonjë cigare, dilnin jashtë, e të tjera.
James tha se nuk e di se pse u zgjodh Thaçi kryesues i delegacionit të shqiptarëve në Rambuje, por thjesht e dinte se ai është zgjedhur.
Më pas, dëshmitarit iu prezantua një kabllogram i një takimi që Albright e ka bërë me delegacionin e Kosovës më 14 shkurt 1999. Tha se ata nuk i njihnin shqiptarët e Kosovës as ai as Albright, veçanërisht anëtarët e UÇK-së.
