Ish-diplomati amerikan, James Rubin, ka treguar se me Adem Demaçin nuk është takuar asnjëherë.
Para trupit gjykues, ai tha se ndonëse nuk e ka takuar, i është dukur sikur ka folur me të, pasi që ishte tepër i afërt me Madeleine Albright .
“Jo, nuk jam takuar. Por kur Albright ka folur me dikë, më dukej sikur flisja unë me këtë person, sepse isha i afërt me Albright fizikisht por edhe ideologjikisht me të, kështu që ajo më ka përshkruar bisedat që ka pasur me të”, tha ai, njofton Klankosova.tv.
