Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rutte: Ende presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për Banjskën

GD
Gazeta Demos11 shkurt 2026 në 19:45
Rutte: Ende presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për Banjskën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ia ka kujtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se aleanca ende po pret përcaktimin e përgjegjësisë për ngjarjet që kanë ndodhur në Kosovë gjatë vitit 2023.

“Unë personalisht, por edhe si përfaqësues i NATO-s, jam në kontakt të ngushtë me presidentin serb. Ende po presim nga ai përcaktimin e përgjegjësisë për atë që ndodhi në vitin 2023 në Banjskë dhe për ngjarje të tjera gjatë vitit 2023”, tha Rutte.

Kërkesë të ngjashme për përcaktimin e përgjegjësisë për Banjskën, sekretari Rutte bëri në fund të janarit.

Ai shtoi se NATO-ja, përmes misionit të saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, i ndjek me kujdes të gjitha zhvillimet në Kosovë.

Në shtator të vitit 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit duke vrarë një polic. Gjatë këmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serb.

Politikani nga Kosova dhe biznesmeni Millan Radoiçiç e mori përgjegjësinë për sulmin, dhe prej atëherë ai ndodhet në Serbi, ku nuk është ndjekur penalisht deri më sot.

Kosova kërkon ekstradimin e tij, pasi Prokuroria Speciale veçse ka ngritur një aktakuzë për këtë rast dhe Radoiçiq është pjesë e aktakuzës.

Ndërkaq, sa i përket situatës në Bosnjë e Hercegovinë, ai ka përsëritur se nuk do të lejojë krijimin e një vakumi të sigurisë në këtë shtet.

Rutte këto deklarata i bëri në prag të takimit të paraparë të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, i cili do të mbahet të enjten, më 12 shkurt. Ministrat do të diskutojnë për mbështetjen ushtarake për Ukrainën, që po përballet me luftën e nisur nga Rusia pothuajse pesë vjet më parë.

“[Presidenti rus, Vladimir] Putini po përpiqet ta thyejë popullin e Ukrainës, duke shpresuar se do ta dobësojë vendosmërinë e tyre. Por, populli ukrainas ka treguar shumë herë se nuk do të thyhet”, ka theksuar Rutte.

Ndryshe, ky do të jetë takimi i dytë i ministrave në të cilin nuk marrin pjesë sekretarë nga Shtetet e Bashkuara.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, në Bruksel ka dërguar zëvendësin e tij, Elbridge Colby. Në dhjetor të vitit të kaluar, në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të aleancës, po ashtu mungoi sekretari i shtetit Marko Rubio.

Sekretari Rutte, tha se nuk e sheh këtë si shenjë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë më të përkushtuara ndaj aleatëve.

“Nuk besoj aspak në këtë. Duhet të them se bisedat dhe kontaktet e mia me udhëheqjen e lartë amerikane, qoftë me Shtëpinë e Bardhë, Pentagonin apo Departamentin e Shtetit, janë po aq intensive sa gjithmonë. Këta njerëz veprojnë në mbarë botën. Natyrisht që NATO-ja është e rëndësishme, por ata gjithashtu duhet të veprojnë në hemisferën perëndimore dhe në Paqësor, prandaj e kuptoj plotësisht që ministrat më të lartë nuk mund të jenë gjithmonë këtu”, tha ai.

Nato

Më shumë nga Lajme

  • 10:22Zjarri në hotelin në Vlorë, një vajzë në gjendje të rëndë: I është djegur gati 100% e trupit
  • 10:09Ramadani: VV e ka pamundësuar konstituimin e Kuvendit – investimet e huaja janë harruar
  • 10:01Trungu i pemës çau veturën pas përplasjes, dy të rinj i shpëtojnë mrekullisht aksidentit
  • 09:35Kjo është letra me të cilën PDK i bën thirrje Deharit ta caktojë vazhdimin e seancës sot në ora 11:00
  • 09:16Paqëndrueshmëria politike kërcënon investimet dhe projektet e mëdha në Kosovë