Gjashtë persona kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës pas zjarrit që përfshiu një hotel në zonën e Lungomares, ndërsa pesë prej tyre janë nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Shefi i Reanimacionit në Spitalin e Vlorës, Edmond Breshanaj, ka dhënë detaje për gjendjen e të lënduarve, duke bërë me dije se situata në momentin e mbërritjes së tyre ka qenë tejet emergjente.
Sipas mjekut, tre pacientë kishin pësuar djegie të rënda, ndërsa dy të tjerë ishin dëmtuar pasi ishin hedhur nga kati i dytë i hotelit për t’u shpëtuar flakëve.
Dy prej të dëmtuarve janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa tre të tjerë janë dërguar në repartin e djegieve në QSUT, shkruan Euronewsal.



