Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se ekipet komunale kanë vazhduar sot me punimet për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza në lagjen Gaxherr. Në ditët në vijim, punimet do të shtrihen edhe në lagjet Pepsh, Berishë, Qendër dhe Kallavaj.
Shehu bëri të ditur se paralelisht po zhvillohen edhe përgatitjet për asfaltimin e rrugëve lokale dhe rrugicave nëpër lagjet e ndryshme të Junikut, si dhe në rrugën që të çon drejt bjeshkëve, konkretisht në zonën e Lugut të Gjatë.
I plotë:
Të dashur junikas,
Në emër të koalicionit me qytetarin, sot kemi vazhduar me punimet për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit për ujërat e zezave. Sot kemi punuar në lagjen Gaxherr, ndërsa ditëve në vijim do të vazhdojmë me punimet edhe në lagjet Pepsh, Berishë, Qendër dhe Kallavaj.
Po ashtu kemi vazhduar edhe me përgatitjen e punimeve për asfaltimin e rrugëve lokale dhe rrugicave në lagjet e ndryshme të Junikut si dhe në rrugën për bjeshkë konkretisht te Lugu i Gjatë.
Ne po punojmë për të sanuar pasojat e 12 viteve të keq-qeverisjes së kaluar. Ndërsa të gjitha ata janë bërë bashkë për të luftuar punën tonë. Mirëpo me 9 nëntor junikasit do të përgjigjen në kutinë e votimit. Juniku nuk mund të rikthehet në kohë sepse rruga jonë drejt të ardhmes nuk mund të ndalet. Juniku nuk shitet për interesat e një grushti të njerzve dhe patericës së tyre.