Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sa para lejohen të futen në Kosovë pa deklarim? Flet drejtori i Doganës

GD
Gazeta Demos7 janar 2026 në 07:59
Sa para lejohen të futen në Kosovë pa deklarim? Flet drejtori i Doganës

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka deklaruar se Dogana ka realizuar reforma në të gjitha fushat, duke theksuar se viti i kaluar ka sjellë një dinamikë të re pune dhe rezultate konkrete në menaxhimin doganor.

Llugaliu treguar për vlerën e mjeteve monetare që qytetarët lejohen të bartin gjatë hyrjes në Kosovë, duke sqaruar se secili qytetar mund të bartë deri në 10 mijë euro pa obligim deklarimi, si në transportin ajror ashtu edhe në atë tokësor, ndërsa çdo shumë mbi këtë vlerë duhet të deklarohet, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Llugaliu ka shpjeguar edhe mënyrën se si Dogana zbulon rastet e tentimeve për futje të gjësendeve me vlerë të lartë pa deklarim, duke përmendur si shembull rastin e zbulimit të një ore të shtrenjtë të këngëtarit Mozzik në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Po ashtu, ai ka theksuar se rritja e porosive online ka paraqitur sfida të reja për Doganën, duke kërkuar mekanizma më të avancuar kontrolli. Sipas tij, Dogana e Kosovës përdor analiza të riskut, pajisje skanuese dhe metoda inteligjente të verifikimit për dërgesat postare dhe ato përmes shërbimeve korriere.

Në këtë kontekst, Llugaliu për IndeksOnline, ka bërë të ditur se kanalet e zbulimit janë zgjeruar ndjeshëm, duke shtuar se përveç kontrolleve fizike dhe teknologjike, Dogana monitoron edhe rrjetet sociale, të cilat shpesh shërbejnë si burim informacioni për parandalimin e veprimtarive ilegale dhe shmangien e obligimeve doganore.

Dogana

Më shumë nga Lajme

  • 19:17Musliu: Krejt këta që i kanë gratë shk*na, e duan Albinin dhe i urrejnë çlirimtarët
  • 19:02Tahiri: Strategjia e LVV-së është të mos thërrasë seancën dhe ta çojë Kosovën drejt kaosit
  • 18:55Zhvillimet e sotme në Kuvend, reagon Kusari-Lila
  • 18:54Ramadani: Jo veç narko-testi, këtyre duhet t’u bëhet edhe ADN-ja
  • 18:52Bujar Haradinaj i reagon mërgimtarit: Hiqe atë kapelë me atë emblemë, se plagët po më dhembin kur po ta shoh në kokë